“Kjo është çmenduri”, Bebe Rexha shënon suksesin e radhës

schedule09:29 - 2 Tetor, 2020

schedule 09:29 - 2 Tetor, 2020

Bebe Rexha është një ndër personazhet më të dashur me famë botërore. Artistja shqiptare ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, e cila numëron një sërë hitesh në repertorin e saj. Ndër projektet që i solli më shumë famë 31-vjeçares është “Meant To Be”. Ky projekt mbetet akoma shumë i dëgjuar dhe këtë e ka treguar së fundmi vetë Bebe përmes një postimi në rrjete sociale.

“Meant to Be” është shitur në 10 milionë kopje në gjithë botë, dhe Rexha nuk mund të ishte më e lumtur se kaq. “Shiten 10 milion kopje të Meant To Be. Kjo është çmenduri”, ka shkruar ndër të tjera. Bebe Rexha së shpejti do të publikojë këngën e re në bashkëpunim me Doja Cat. Xhirimet e projektit që mban titullin “Baby I’m Jealous” kanë nisur pak ditë më parë.

Kujtojmë që Bebe zyrtarizoi lidhjen e re së fundmi, dhe pse u fotografua pak kohë më parë krah Safyarit në rrugët e Los Angeles. Pak ditë më parë ai festoi ditëlindjen dhe sipas mediave të huaja ylli i hitit “I’m a mess” i ka dhuruar atij një Ferrari. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!