Problemet me shikimin janë rritur ndjeshëm dhe një ndër kategoritë që preken më të shumti janë dhe fëmijët. Një ndikim të rëndësishëm në rritjen e pacientëve me probleme në shikim vjen dhe nga përdorimi i tepruar i pajisjeve teknologjike. Mëngjesin e kësaj të premteje në emisionin e”Abc-ja e mëngjesit” të ftuara ishin mjeket në Spitalin Amerikan Teuta Haveri dhe Mimoza Meço për të folur për trajtimet për përmirësimin e shikimit.
Mjekja Haveri u shpreh se përtej nevojës për syze, pacienti mund të ketë dhe sëmundje bazë. Korigjimi mund të kryhet nëpërmjet trajtimit indikal me barna ndërsa stadi më i fundit është ai me lazer. Për realizimin e ndërhyrjes me lazer, është e rëndësishme që të kryhen ekzaminimet e nevojshme për t’u siguruar se struktura e syrit është e përshtatshme për ndërhyrje me lazer.
“Përveç trajtimeve me lazer ka dhe forma të tjera për numër syzesh të lartë dhe të veçantë. Janë trajtime të arritshme me të njëjtin standard siç realizohen edhe jashtë. Vizita paraprake është e rëndësishme që të selektohet se cili pacient është i përshtatshëm për një ndërhyrje të caktuar. Por jo gjithmonë syri është i gatshëm për një kirurgji të tillë sepse mund të ketë patologji të tjera shoqëruese siç është keratokonusi që ka arritur shpeshtësi vitet e fundit për shkak të teknologjisë. Prek pjesën e përparme të syrit, xhamin e syrit duke deformuar formën dhe prish imazhin.”, tha Meço.
Rritja e numrit të pacientëve me miopi është dyfishuar krahasuar me disa vite më parë. Mjekja Teuta u shpreh se duhet që fëmijët duhet t’i mbajnë syzet që në moshë të hershme për të penguar thellimin e problemit të shikimit, si dhe dembelizmi i syrit shtohet, për të kryer më pas në moshë madhorë ndërhyrje me lazer për korigjim nëse është e pranueshme.
“Përsa i përket llojit të ekzaminimi në spitalin amerikan për fat është tashmë një strukturë e konsoliduar që ofron të gjithë shërbimet e okulistikës, ka hapur dyert që në 2008 dhe ka përmirësuar shërbimet duke thënë me shumë krenari dhe pas 12 vitesh themi që i ofron shërbimet e okulsitikës.
Këto ditë ofrojmë shërbimin e transplantit të kornesë për rastet e keratokonit të avancuar, duke e thënë këtë pranojmë qe e gjithë gamaa e ekzaminimeve të duhura të gjitha disponohen pranë qendrës tonë. Kemi një mundësi të bëjmë diagnozën e syrit me aparaturat e duhura në fazat e hershme.”, u shpreh Haveri.
Ndërsa përsa i përket miopisë, nëse rregullohet apo jo, kirurgia Haveri tha se përveç ndjekjes me numrin e duhur është dhe ekzaminimi preoperator, duke bërë disa ekzaminime specifike për t’u siguruar se struktura e syrit është e përshtatshme për të ndërhyrë me lazer.
“Numri minus i syrit për fat të keq ka tendencë të rritet me kalimin e moshës. Në momentin që shkon 18-20 vjeç është rasti më i mirë për kirurgji me lazer. Pra rezultatet më të mira pas heqjes së syzeve i kanë miopët, por duhet ndjekur ai rregulli që në moshë të vogël fillon konstatohet rreth 8-9 vjeç. Duhen ndjekur vizita të rregullta dhe sa herë ka lëvizje të numrit të syzeve të pajiset me numrin e duhur. Mund të pësojë rritje me kalimin e kohës, por në momentin që stabilizohet rreth moshës 18-20 vjeçare është e duhur të korigjohet me kirurgji me lazer.”, tha kirurgia. xh.d/abcnews.al

