Laçi bën prezantimin e radhës në merkato. Kurbinasit kanë arritur akordin me Erhun Obanor, duke “blinduar” repartin defensiv.
Nigeriani ishte pjesë e Kukësit sezonin e kaluar dhe dhuroi performanca pozitive, duke qenë një ndër më të mirët në Superiore në rolin e tij.
https://www.instagram.com/p/CFzrXCiAlh6/?utm_source=ig_web_copy_link
25-vjeçari do të mbajë veshur sezonin e ardhshëm fanellën bardhezi të laçianëve, që e kanë prezantuar me anë të një postimi në faqen zyrtare.
“Boom boom Laçi: Zyrtare, Erhun Obanor firmos kontratën dhe mund të quhet zyrtarisht lojtar i Kf Laçit! I urojmë suksese të mëtejshme në familjen tonë për arritjen e objektivave të sezonit“, lexohet në komunikatën e klubit kurbinas. /abcnews.al