Didier Drogba është vlerësuar ditën e sotme me çmimin e Presidentit të UEFA dhe bëhet lojtari i parë afrikan që e merr këtë çmim. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka fituar Champions League me Chelsea në vitin 2013 dhe sot presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin i dorëzoi çmimin.
?? ? @???????????? – ??? ???? ???? ?????????’? ????? ??????!#UEFAawards pic.twitter.com/GcIWGyrBhT
— UEFA (@UEFA) October 1, 2020
Ai shënoi golin e vetëm kundër Bayern Munich, në një ndeshje që përfundoi në barazim 1-1. Ish-sulmuesi e çoi ndeshjen në shtesa dhe pas penalltive londinezët për herë të parë ngritën trofeun më të rëndësishëm për klube.
We might skip this part… ?#UCLDraw
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) October 1, 2020
Gjatë dhënies së çmimit sigurisht që është transmetuar edhe goli që ai i shënoi Bayernit dhe normalisht edhe festa më pas. Bavarezët nuk e humbin rastin të bëjnë shaka, duke bërë një postim në Twitter me mesazhin “Le ta kalojmë këtë pjesë të shortit…” /abcnews.al