Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Protesta/ Nura: Individë të veçantë kanë kërcënuar SPAK. Balliu: SPAK të veprojë ndaj Berishës

schedule23:35 - 25 Korrik, 2026

schedule 23:35 - 25 Korrik, 2026

Në një diskutim në emisionin “Ora e Fundit”, analisti Artur Nura dhe Alesia Balliu kanë analizuar ashpër rolin e Sali Berishës në protestat e fundit.

Sipas Nurës, për shkak të humbjes së mbështetjes popullore, Berisha po përpiqet të privatizojë dhe të ndotë kauzën e protestuesve, ndërsa individë të caktuar kanë shkuar deri në kërcënime ndaj SPAK-ut.

Nga ana tjetër, Balliu e cilësoi opozitën aktuale si parazite që vepron për interesa financiare, duke akuzuar se në protestë po futen mercenarë të paguar nga i biri i ish-kryeministrit. Të dy panelistët nënvizuan se zgjidhja e vetme për rikthimin e demokracisë mbetet një reagim i prerë i SPAK-ut ndaj veprimeve të Berishës.



Artur Nura: Berishës përderisa iu zu foltorja dhe nuk ka më njerëz, po kërkon që ta shfrytëzojë, ta privatizojë protestën. Berisha po fut hundët për ta bërë pis. Këta nuk kanë përgjegjësi politike fare. Ka protesta që unë kam rezerva thelbësore. Pse duhet të mendoj unë si ata, unë mendoj ndryshe. Individë të veçantë nga kjo protestë kanë kërcënuar SPAK, institucionet shtetërore.

Alesia Balliu: Kjo opozitë nuk luan për të fituar, por është parazitë e kundërshtarit dhe është atje vetëm për të vënë gjoba. Berisha kërkon që ta bëjë pis protestën. Fut mercenarë të tij për marrë mikrofonin dhe janë të paguar nga i biri i Sali Berishës. Zgjidhja e vetme për të gjithë shqiptarët është që SPAK të reagojë ndaj Berishës në shërbim të shqiptarëve, për t’i kthyer demokracinë. Berisha është kundër protestës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!