Tjetër goditje e Laçit në merkato. Kurbinasit kanë përforcuar mesin e fushës me një lojtar të ardhur nga Hellas Verona. Ai është Bachir Mane, 22-vjeçari nga Senegali.
Afrikani aktivizohet në qendër të mesfushës dhe ka tipare defensive. Një “xhol” për trajnerin Armando Cungu pasi lojtari luan edhe në qendër të mbrojtjes.
Mane është aktivizuar me ekipe si Fermana dhe Carpi, teksa paraqitjet pozitive të sezonit të kaluar në Serie C tërhoqën vëmendjen e klubit të Serie A.
Hellas Verona firmosi me lojtarin afrikan ditën e sotme dhe TMW raporton se është huazuar menjëherë të bardhezinjtë e Laçit në Superiore. /abcnews.al