Erdhi si “Kaka i ri”: Realizoi vetëm një gol, Milani e shet përfundimisht

schedule20:18 - 30 Shtator, 2020

schedule 20:18 - 30 Shtator, 2020

Lucas Paqueta nuk është më lojtar i Milanit. Pritshmëritë ndaj lojtarit brazilian ishin të mëdha, por mesfushori ofensiv nuk ia doli të lërë shenjën e vet në ekipin e njohur italian.

Karriera e lojtarit latin do të vazhdojë në Ligue 1 tek ekipi i Lyon, klub me të cilin 23-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare.

21 milion euro kanë paguar francezët në arkat e Milanit, teksa këta të fundit kanë ruajtur një përqindje të kartonit, që mund të sjellë miliona të tjera nëse Lyon e shet në të ardhmen.

Një gol dhe tre asiste në 44 ndeshje në total, janë statistikat e Paquetas me kuqezinjtë dhe tani është gati për aventurën e re me Lyon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!