Një grua që kishte humbur dy vite më parë është gjetur në det. Angelica Gaitan, 46-vjeç e cila vuante nga hipotermia u gjet nga dy peshkatarë në brigjet e Kolumbisë, pasi kishte kaluar më shumë se tetë orë në ujë. Pasi u shpëtua, gruaja tha se ishte zhytur në det për të kryer vetëvrasje.
Gaitan u shpreh se kishte qenë viktimë e dhunës së ish-burrit të saj për 20 vite. Gruaja zbuloi se ishte larguar për të gjetur një strehë në një konvikt për gra, por pasi keqtrajtimit nga shoqet e dhomës, vendosi t’i jepte fund jetës.“Unë kam lindur përsëri, Zoti nuk donte që unë të vdisja“, tha 46-vjeçarja.
Gjatë qëndrimit të saj në det, gruaja kujtoi një moment të tmerrshëm kur një peshkaqen ka kaluar pranë saj. “Njeriu që më shpëtoi në mes të detit më tha se isha pa ndjenja. Faleminderit Zotit që isha gjallë, dhe ai më shpëtoi jetën“. xh.d/abcnews.al



