Stavri Nica rikthehet te Laçi dhe do të drejtojë ekipin e 21-vjeçarëve. Durrsaku, i cili me kurbinasit ka fituar Kupën e Shqipërisë dhe ka marrë rezultate mjaft pozitive, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Laçit.
Trajneri me mjaft eksperiencë në Kategorinë e Parë dhe në Superiore ka nisur nga puna dhe do të ketë në dispozicion një grup lojtarësh nga Laçi U19 i vjetshëm, ndërkohë që ka pasur edhe prurje të reja.
Klubi kurbinas këto vite u ka dhënë mundësinë shumë të rinjve për të luajtur dhe këtë sezon ekipi U21 i vjen në ndihmë edhe për t’u dhënë më shumë hapësira atyre, çka krijon mundësinë e zbulimit dhe të zhvillimit të të tjerë futbollistëve. /abcnews.al