Italia me shumë gjasa do të zgjasë gjendjen e emergjencës në përpjekur për të mbajtur nën kontroll krizën e koronavirusit.
Lajmin e ka dhënë një zyrtare e lartë ndërsa qeveria po shikon mënyra për të shmangur rritjen e rasteve me Covid-19 në muajt në vijim, shkruan abcnews.al
Gjendja e emergjencës, që pritet të përfundojë në mes të tetorit, u jep pushtet më të madh si qeverive rajonale ashtu edhe asaj qendrore, duke i bërë kështu më të lehta vendimmarrjet duke anashkaluar burokracitë.
“Besoj se qeveria do të ketë nevoje që ta zgjasë më tej,” u shpreh nënsekretarja e Shëndetësisë në vend Sandra Zampa për RAI.
“Gjenda e emergjencës i krijon mundësi qeverisë që të shkurtojnë burokracitë shpejt nëse është e nevojshme. ”
Italia ishte vendi i parë në Evropë që u godit nga Covid-19 dhe ka bilancin më të lartë të viktimave në kontinent. 35,851 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit qëkur vendi u prek nga pandemia në shkurt. s.b/abcnews.al/