Cerezo nuk “ngopet” veç me Suarez: Leo, bashkohu me ne për Krishtlindje!

schedule12:31 - 29 Shtator, 2020

schedule 12:31 - 29 Shtator, 2020

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Lusi Suarez, shkëlqeu në debutimin me Atletico Madrid. Uruguaiani, në vetëm 20 minuta lojë. arriti të shënojë dy herë dhe dhuroi një asist në sfidën kundër Granadës. Presidenti i madrilenëve, Enrique Cerezo, është shumë i lumtur për të. madje i ka bërë një ftesë dhe Lionel Messit për t’u bashkuar sërish me mikun e tij të ngushtë.

“Në jetë kur ti do diçka duhet ta marrësh. Nëse Leo kërkon të luajë me Suarezin, unë i them atë që thuhet me shaka ‘Hajde në shtëpi për Krishlindje’. Me dëshirën e duhur gjithçka është e mundur,” deklaroi spanjolli për “Cadena Cope”.

“Me Suarezin gjithçka shkoi në mënyrë perfekte. Bartomeu është një shok dhe president i mirë. Për momentin gjërat nuk po shkojnë mirë tek Barcelona, por ai ka dashur të bëjë atë që mendon. Firma me Luisin nuk ishte aspak e komplikuar sepse ai mund të transferohej atje ku kishte dëshirë”.

“Diego Costa? Ai është një lojtar që i duhet Atleticos. Na pret një sezon i gjatë dhe nuk kemi pse t’i vështirësojmë gjërat. Nuk mendoj se do të kemi më ndryshime në ekip. Për sa i përket situatës së Cavanit, ishte shumë ndryshe nga ajo e Suarezit. Ai është një lojtar i shkëlqyer, por nuk arritëm dot në një marrëveshje”, mbyll Cerezo. /abcnews.al