Raportuesi për Kosovën: BE-ja të liberalizojë vizat

schedule12:09 - 28 Maj, 2018

schedule 12:09 - 28 Maj, 2018

Në një intervistë eskluzive për ABC News, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Igor Soltes, deklaron, se samiti i Sofjes përcolli mesazhin, se nuk duhet të presim edhe dhjetë vjet të tjera për të folur për Ballkanin, por mund të bëjmë vlerësimin e progresit çdo vit. Nuk mjafton vetëm progres-raporti i Komisionit Europian, por duhet edhe një mbështetje politike e procesit të zgjerimit. Soltes tëheq vëmendjen, se vitin e ardhshëm do ketë  zgjedhjet parlamentare europiane dhe fokusi te vendet e Ballkanit nuk do jetë i njëjti. Ndaj sipas tij, Bashkimi Europian duhet të realizojë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe të vijojë dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit.

Igos Soltes, raportues për Kosovën: “Samiti i Sofjes është i rëndësishëm pasi përçoi mesazhin, se Bashkimi Europian është i hapur ndaj Ballkanit dhe se proçesi i integrimit është një proces me dy kahe. Ne mund të ofrojmë asistencën financiare, mbështetje për zhvillimin ekonomik dhe social, praktikat më të mira, fonde për projekte konkrete në rajon. Por nga ana tjetër vendet duhet të përgatiten për ta adaptuar rregullat e Bashkimit Europian dhe kryesisht ato lidhur me forcimin e shtetit ligjor, si kusht thelbësor për forcimin e demokracisë në vendet e Ballkkanit. Përveç kësaj, mesazhi tjetër që përcolli samiti është, që nuk duhet të presim edhe dhjetë vjet të tjera për të folur për Ballkanin, por mund të bëjmë vlerësimin e progresit çdo vit. Nuk mjafton vetëm vlerësimi teknik i progres-raportit të Komisionit Europian. Duhet edhe një mbështetje politike e proçesit të zgjerimit”.

Pyetje: “Liderët e Bashkimit Europian ishin në Sofje dhe pati një fokus të veçantë te polemika e kryeministrit spanjoll Mariano Rahoy për Kosovën. Ç’mendoni për këtë”?

Igos Soltes: “Duhet kuptuar që kryeministri Rahoy është në një pozitë specifike për shkak të Katalunjës. Nuk ishte i papritur qëndrimi i kryeministrit Rahoy. Por ajo që ka vlerë të theksohet këtu është që pati një deklaratë të përbashkët në përfundim. Ka shumë takime që përfundojnë pa deklaratë, duke qenë se nuk arrihet të gjendet gjuha e përbashkët”.

Pyetje: “Për dialogun e Kosovës, pala kosovare shprehet se Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit, ndërkohë që pala serbe nënvizon, se Prishtina nuk është përpjekur për krijimin e bashkësisë të komunave serbe në veri. Si mund të pajtohen të dyja palët”?

Igos Soltes: “Kjo është si libri: “Asgjë e re në Ballkan”. Eshtë shumë e rëndësishme që dialogu të vazhdojë dhe shpresoj që raundi i ri të zhvillohet në filliim të muajit të ardhshëm. Duhet që të dyja palët të ulen në tryezë dhe të gjejnë një zgjidhje të pranueshme. Duhet të kuptoni në gjë: Vitin e ardhshëm, këtu në Parlamentin Europian ne kemi zgjedhjet parlamentare europiane. Kjo do të thotë që ne nuk do kemi të njëjtin fokus te vendet e Ballkanit. Ndaj është shumë e rëndësishme që para kësaj etape të realizohen dy gjëra. Së pari, të bëhet liberalizimi i vizave, që është shumë shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës dhe së dyti të vazhdojë dialogu me Beogradin për të gjetur një konsensus minimal. Politikanë të të dyja palëve kanë bërë të qartë, se nuk do ketë fitues të vërtetë nga ky dialog, pasi të dyja palët do të humbasin diçka. Kjo është mençuria e kompromisit. Por edhe pse nga një anë humb diçka, fiton nga ana tjetër. Eshtë e rëndësishme që të mos ketë tensione dhe të evitohet përshkallëzimi i situatës. Kjo është një përgjegjësi e të dyja palëve. Eshtë e rëndësishme po ashtu, që të respektohet Kushtetuta e Kosovës dhe ajo e Serbisë”.

Pyetje: “Lidhur me liberalizimin e vizave, qytetarët e Kosovës nuk mund të presin më. Ju kanë premtuar disa herë që do liberalizohen vizat nëse plotësohen dy kushte dhe kjo nuk ka ndodhur ende. A do të ndodhë përfundimisht këtë vit”?

Igos Soltes: “Kam biseduar me përfaqësuesit e Komisionit Europan dhe këtu në Parlamentin Europian. Jam përpjekur vërtet që t’i bind ata që të jenë më të fokusuar në këtë çështje dhe t’a marrin seriozisht detyrimin e Bashkimit Europian në këtë drejtim. Ne i kemi artikuluar këto dy kushte vitin e kaluar dhe kemi nënnvizuar kryesisht marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, por edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pala kosovare ka bërë vërtet shumë duke arritur mbështetjen e kësaj marrëveshje me dy të tretat e Kuvendit. Kjo nuk është e lehtë në asnjë vend. Tani është radha e Komisionit dhe Parlamentit Europian të hedhin një hap përpara. Unë kam folur edhe me zëvendëskryeministrin Hoxhaj dhe jemi dakort që kjo çështje nuk duhet neglizhuar, pasi pasojat mund të jenë vërtet problematike nëse tradhëtojmë besimin e qytetarëve të Kosovës duke shtyrë vendimin”./abcnews.al