Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Të shpëtojmë ekonominë nga kolapsi”, Basha: Çek 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv

schedule11:33 - 29 Shtator, 2020

schedule 11:33 - 29 Shtator, 2020

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për mediat ka prezantuar planin për të nxjerrë vendin nga kriza.

Basha u ndal te hapja e shkollave, ndërsa u shpreh se duhet realizuar testimi periodik për mësuesit dhe stafin. Kryedemokrati tha se një tjetër pikë e rëndësishme e programit është edhe ekonomia.

Lexo edhe: Basha prezanton planin me 5 pika për rimëkëmbjen e ekonomisë: Këto nuk janë gabime por faje

Gjatë fjalës së tij Basha tha se biznesi i vogël, është goditur më rëndë nga kriza ekonomike ndërsa theksoi se për të gjitha bizneset aktive të regjistruara do të ketë një mbështetje të drejtpërdrejtë, çek 1000 euro.

“Hapja e shkollave. Furnizimi me ujë, maska mbrojtëse dhe dezinfentimi i ambienteve. Kryerja e testimit periodik për mësuesit dhe stafit. Investimi në teknologjinë për rastet kur duhet aplikuar mësimi online, për ata familje në nevojë që nuk kanë mundësi.

Lexo edhe: Basha: Të rimbursohen të prekurit me COVID që s’janë të shtruar në spital

Asnjë lekë nuk ka shkuar te ata që janë goditur nga kriza. Propozimi ynë është  mbështetja e çdokujt që ka humbur vendin e punës, të marrë një çek mujor 16 mijë lekë në muaj për 6 muaj me radhë. krijimi i një fondi punësimi për të mbështetur bizneset për të marrë në punë të larguarit gjatë pandemisë.

20 mijë lekë të reja në 6 muaj për bizneset që marrin në punë ata që larguan gjatë pandemisë.  Dyfishim i ndihmës ekonomike për 6 muajt e ardhshëm. 2 mijë lekë të reja për 6 muaj për çdo pensionist. Biznesi i vogël, është goditur më rëndë dhe masivisht nga kriza ekonomike. Do të ketë mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjitha bizneset e vogla të prekura nga pandemia me një çek prej 1000 euro, për çdo biznes të vogël aktiv”, tha Basha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!