Kreydemokrati Lulzim Basha ndërsa prezantoi planin e rimëkëmbjes me pesë hapa kundër krizës së pandemisë , siguroi mbështetje dhe përgatitje të sistemit shëndetësor, në rast të një shpërthim tjetër të COVID-19.
Basha theksoi se vendi po përballet me një katastrofë potenciale, ndërsa shtoi se qeveria këta 6 muaj gaboi në menaxhimin e pandemisë.
“Përgjigja që ne do t’i jepnim situatës nëse sot do të ishim në drejtimin e vendit dhe është oferta që i bëjmë qeverisë që të lërë propagandën dhe të bëjë detyrën dhe në tërësi sigurisë së shqiptarëve.
Lexo edhe: Basha prezanton planin për rimëkëmbjen e ekonomisë: Këto nuk janë gabime por faje
Plani përbëhet nga këto drejtime, mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor, për një valë të dytë i cili është hartuar nga specialistët më të mirë. Një plan i detajuar, rritje të numrit të testimeve, 2500 testime në ditë.
Çdo i sëmurë me COVID , që nuk shtrohet, ka një kosto minimale 600 mijë lekësh për trajtimin, duhet rimbursim. Sigurimi i pajisjeve mbrojtëse për personelin dhe të kapaciteteve spitalore. Pika tjetër është me bonusin e premtuar nga kjo qeveri, 1000 euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët për 6 muajt e ardhshëm për të gjithë”, tha Basha.

