Sulejman Starova, pjesë e pandarë e emisionit Pressing në ABC News, ka folur për situatën që është krijuar te Kukësi, klub nga i cili ka pasur shumë largime ditët e fundit.
“Sicc e kemi thënë, Kukësi është një skuadër e re, një strategji e re. Trajneri është i ri, ka lëvizje, më shumë se tjerët. Gjithmonë për mirë. Ajo që ngelet për t’u parë, është se sa do të realizohet. Kur do të kthehet kompetitiv, sicc ishte vjet për titull kampion.
Sezonin e shkuar kishte lojtarët më të mirë. Kukësi dhe blerje ka bërë. Fakti kryesor është që është ndryshuar traneri. Kur ndërrohet trajneri, ai ka dëshirat e veta. Ka filluar një epokë e re te Kukësi, me objektiva të tjera. I referohem trajnerit, për mënyrën e lojës, sepse e kam parasysh se Kukësi ka objektiv titull dhe Kupën, është skuadër elite” u shpreh Starova./abcnews.al