Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake të plagosurit ndodhen në spital për kontroll mjekësor, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 28.09.2020, rreth orës 19:30, në Sukth, Durrës, një mjet me drejtuese shtetasen L.H., është përplasur me një mjet tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin F.B.
Për shkak të përplasjes mjeti tip “Vollsëagen”, ka rrëshkitur në shtratin e lumit Erzen e për pasojë janë lënduar 3 shtetas pasagjer në mjetin tip “Volksëagen”, të cilët ndodhen në spital për kontroll mjeksor.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit./abcnews.al/



