Ish-sulmuesi i njohur i Teutës, Gentian Begeja, është zyrtarizuar si trajneri i ekipit U21. Begeja ka drejtuar dhe sencën e parë stërvitore sot dhe detyra e tij, dihet: Të evidentiojë sa më shumë talente për skuadrën e parë.
Njoftimi i Teutës:
Teuta U21
KF Teuta njofton se duke nisur nga dita e sotme, e hene, datë 28/09/2020, është krijuar skuadra e Teutës U21. Kjo nismë e marrë nga FSHF në bashkëpunim me klubet e kampionatit shqiptar, do të nisë zbatimin nga klubi ynë, projekt nga i cili pritet që shumë të rinj të kenë hapësira të nevojshme për të treguar vlerat e tyre në futboll dhe për t’u promovuar duke qenë një vlerë e shtuar për ekipin e parë.
Skuadra e Teutës U21, do të drejtohet nga ish-sulmesi dhe trajneri i Teutës Gentian Begeja, të cilit klubi i ka besuar këtë projekt shumë të rëndësishëm për të ardhmen e klubit të Teutës. Teuta U21, ka zhvilluar sot stërvitjen e parë zyrtare nën urdhërat e trajnerit Begeja duke nisur nga ora 17:00 në aneksin e Stadiumit Niko Dovana. Njëkohësisht, ditën e sotme u prezantuan edhe futbollistët që do të jenë pjesë e këtij ekipi dhe padyshim, objektivat do të jenë madhorë ashtu si të skuadrës se parë. Forca Teuta”, shkruhej në faqen e klubit./abcnews.al

