Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atalanta synon të rikthejë një “ish”, pret përgjigjen finale të Interit

schedule20:50 - 28 Shtator, 2020

schedule 20:50 - 28 Shtator, 2020

Mesfushori i Interit, Roberto Gagliardini, mund të largohet nga zikaltrit këtë merkato. Është klubi i Atalantës që ka shfaqur interesimin për shërbimet e tij dhe drejtuesit e klubit bergamask kërkojnë ta rikthejnë në shtëpi lojtarin.

Trajneri Gasperini kërkon më shumë alternativa në mesfushë dhe dëshiron një zëvendësues të denjë për Remo Freuler dhe Marteen de Roon. Megjithatë Antonio Conte e ka në planet e tij italianin dhe nuk pritet të heqë dorë nga ai.

Që kur i është bashkuar Interit, Gagliardini numëron 104 ndeshje në të gjithë kompeticonet, ku ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar4 asiste për shokët e skuadrës. Mbetet për tu parë nëse lojtari do të qëndrojë në “San Siro” apo do të ribashkohet dhe një herë me Atalantën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!