Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Telenovela” vazhdon, transferimi i Kante tek Interi varet nga ky faktor…

schedule16:17 - 28 Shtator, 2020

schedule 16:17 - 28 Shtator, 2020

Telenovela N’golo Kante vazhdon. Mesfushori i Chelseas ka disa muaj që flitet se mund të transferohet tek Interi, por në ditët e fundit në garë për shërbimet e tij është future dhe Manchester United. Megjithatë sipas raportimit të “Corriere della Sera”, ardhja e tij në Milano varet totalisht nga zikaltrit.

Gjithçka do të varet nga e ardhmja e Milan Skriniar, i cili nuk është në planet e Antonio Contes për këtë sezon. Kjo u pa shumë qartë në duelin me Fiorentinën, ku tekniku italian e kishte lënë në stol sllovenin. Mbrojtësi ka disa kohë që po flitet për një kalim në radhët e Tottenham, ku drejtuesit e klubi anglez do të duhet të paguajnë plot 45 milionë euro për kartonin e tij.

Në rast se ky transferim ndodh atëherë Interi do të hidhet në sulm për Kanten, i cili do të ribashkohej me Conten tek Interi. Gjithashtu me largimin e Skriniar drejt Anglisë, milanezët do të kërkojnë dhe një zëvendësues për të dhe deri më tani emri më i lakuar është ai i Chris Smalling. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!