Shumë largime këto ditë nga Kukësi dhe njëri prej tyre është Emiliano Musta. Lojtari i linjës së majtë ndërpreu bashkëpunimin me klubin verilindor dhe duket se e ka zgjedhur destinacionin e radhës.
28-vjeçari nga Elbasani pritet të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Laçit. Musta ka arritur akordin me klubin kurbinas dhe së shpejti do të vijë zyrtarizimi i tij si bardhezi.
Një goditje cilësore në merkato për Laçin, që përforcon krahun e majtë të mbrojtjes, pozicion ku aktivizohet edhe lezhiani Rudolf Turkaj. Një vendim për të ardhmen ka marrë edhe Dejvi Bregu.
Sulmuesi vlonjat u nda nga Skënderbeu. Ofertat për të nuk kanë munguar, teksa prej ditësh po negocion me Teutën. Newsport raporton se akordi mes palëve është arritur dhe 24-vjeçari ka firmosur me klubin bregdetar. /abcnews.al