Ish ylli i mundjes dhe aktori i Hollivudit, Dwayne Johnson, ka treguar se mbështet Joe Biden në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në Nëntor.
“Si një votues i pavarur për vite me radhë, unë mendoj se Biden dhe Senatorja Harris janë zgjidhja më e mirë për vendin tonë”. Është hera e parë që aktori ka bërë publike zgjedhjen e tij politike.
Vendimi ka shkaktuar reagime të ndryshme në mediat sociale. Rock, 48 vjeç, konsiderohet si një ikonë për shumë republikanë konservatorë. Protagonist në filma të tillë si “Fast & Furious”, “Rampage – Animal Fury”, “Baywatch” dhe “A Family Down” por edhe në një film ekscentrik si “The Southland Tales”, Johnson shpesh është konsideruar fytyra kinematografike e Amerikës konservatore. s.ba/abcnews.al