Ishin kthyer në tmerrin e studentëve, burg për pedagogun dhe sekserin! I fundosën përgjimet

schedule13:32 - 27 Shtator, 2020

schedule 13:32 - 27 Shtator, 2020

Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion ka vendosur të lërë në burg pedagogun e universitetit Fan Noli në Korçë, Alket Dino.

Ai akuzohet se merrte para nga studentët në këmbin të notave kaluese.  Në burg është lënë edhe Xhevi Dervishi, i cili dyshohet se bënte rolin e sekserit mes tij dhe studentëve që jepnin ryshfet për të marrë notë kaluese.

Gazetarja Glidona Daci raporton se në dosje janë zbardhur përgjimet telefonike dhe ambientale ku të dyshuarit kanë komunikuar me njëri-tjetrin. Sipas dosjes në momentin që sekseri merrte paratë nga studentët, pedagogu bënte ndryshimet e notës. Nga SPAK janë sekuestruar edhe provimet e studentëve ku ka rezultuar se ata që jepnin përgjigje pa dhënë një ryshfet nuk merrnin notë kaluese.

Në radhët e studentëve Alket Dino ishte kthyer në “tmerr”, për shkak të notave që vinte në provime. Në sezonin e vjeshtës ai kishte kaluar vetëm 5 studentë.Abcnews.al mëson se ata të dy janë biznesmenë, Dino është pronar i një hoteli, ndërsa sekseri ka një agjenci imobiliare./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!