Ambasadori i ri i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan ka deklaruar se vendi i tij ende nuk e ka njohur teknikisht Kosovën, por theksoi se procesi i njohjes është duke vazhduar dhe nuk do të kthehet mbrapsht.
Villan tha në një intervistë për “Politika” se kishte dy arsye pse njohja e Kosovës ishte problem prej 12 vitesh, e para, sipas tij, ishte se njohja e një lëvizjeje të tillë mund të shfrytëzohej nga palestinezët, dhe si arsye tjetër, ka përmendur marrëdhënien me Serbinë.
“Procedurat nuk kanë mbaruar, nuk ka pasur takime midis zyrtarëve, shënimet diplomatike nuk janë shkëmbyer, por kjo nuk do të thotë që procesi nuk është duke vazhduar ose që mund të kthehet mbrapsht”, tha Vilan.
I pyetur nëse bisedoi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç për transferimin e ambasadës së Serbisë në Jeruzalem, Vilan u përgjigj se nuk u diskutuan detaje.
“Izraeli i është mirënjohës z. Vuçiq për atë që ai ka bërë për marrëdhëniet tona dhe për vendimin e tij të bërë para samitit të Washingtonit për të hapur një zyrë ekonomike në Jeruzalem, që është një veprim i rëndësishëm jo vetëm ekonomik por edhe politik për të dy vendet”, tha Vilan./mv. abcnews.al