Erdhi vjeshta, Rama: Tani do të lejohen hapur lokalet edhe brenda

schedule12:19 - 27 Shtator, 2020

schedule 12:19 - 27 Shtator, 2020

Me ardhjen e vjeshtës dhe ftohjen e motit, ministria e Shëndetësisë do të lejojë që lokalet të hapen edhe brenda dhe jo vetëm jashtë sikur ishte deri tani për shkak të masave anti-Covid. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama nga Vlora, ku vizitoi disa biznese.

Sot do të dalë njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë për hapjen brenda të lokaleve, se është problem tani që fillon koha më e ftohtë, por duke respektuar masat, mos e merreni me shaka Covid-in.

Larg qoftë për secilin, të jeni mirë, të keni shëndet dhe punë të mbarë” tha Rama. Detajet për lejimin e frekuentimit brenda të ambienteve të lokaleve do të jepen nga ministria e Shëndetësisë. db/ Abcnews.al