Yjet e “Game of Thrones” do të bëhen prindër për herë të parë

schedule10:04 - 27 Shtator, 2020

schedule 10:04 - 27 Shtator, 2020

Yjet e “Game of Thrones”, Kit Harington dhe Rose Leslie janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Harington dhe Leslie, të cilët u takuan në serial zbuluan lajmin për revistën Make të shtunën.

Redaktorja e revistës Ursula Lake ndau një fotografi të Leslie ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur. Duke folur për revistën, aktorja tregoi se kanë vendosur të shpërngulen në Angli përpara se të vijë në jetë fëmija e tyre.

Spekulimet se dyshja janë bashkë dhe në jetën reale nisën në vitin 2012 teksa u fotografuan pranë njëri-tjetrit. Dhe pse nuk e konfirmuan lidhjen e tyre, dyshja i dha fund lidhjes një vit më vonë.

Harington dhe ylli i “Good Fight” bënë debutimin e parë si çift në tapetin e kuq në Olivier Awards në Prill 2016. Çifti u fejua në Shtator të 2017-ës, për t’i dhënë fund beqarisë në qershor të vitit 2018. xh.d/abcnews.al

Kit Harington dhe Rose Leslie