Industria e muzikës, nuk i ka shpëtuar pandemisë së COVID-19.
Ashtu si shumë industri të tjera të cilët janë ndikuar negativisht duke pësuar humbje ekonomike nga koronavirusi, edhe industria e muzikës është përballur më pasoja të ndryshme.
Këngëtari Elton Deda, në një status në rrjetin social “Facebook” ka sjellë në vëmendje pasojat me të cilët shumë artistë, po përballen. Prej 8 muajsh thekson ai muzikantët në Shqipëri dhe Kosovë janë të papunë.
Ndonëse e shpreh qartë rëndësinë që duhet të tregohet për të mbrojtur shëndetin e secilit prej nesh, Deda shton se shumë këngëtarë po shkojnë drejt falimentimit.
Po ashtu ai nuk lë pa përmendur edhe faktin se ndjehet i lënë menjëanë, dhe së minimuni që duhet të bëjë shteti në situata të tilla është, një strategji kompensimi.
Statusi:
Tashme, ne muzikantet ne shqiperi e kosove po hyjme ne muajin e 8 pa punuar. Nje pjese derrmuese e jona, te ardhurat kryesore i kane prej punes se lodhshme deri ne oret e para te mengjesit, ne klube, bare e lounge te ndryshme. Nuk punojme dot jo sepse jemi te paafte por sepse nuk lejohemi.
Mbasi na kane denigruar mire e mire me akte normative te bera nga njerez qe thjesht nuk duan tja dine per jetet e te tjereve, mbasi na konsiderojne pasanike nderkohe qe shume prej nesh po shkojne drejt falimentit financiar, edhe nuk na degjojne e nuk na perfillin.
Nese na mbyllen, duhet te mendoheshe nje strategji kompesimi. Minimumi qe mund te beje nje shtet te i cili ne paguajme rregullisht taksa. Personalisht ndihem teper pesimist me teper prej indiferences sesa prej gropes qe thellohet cdo dite.
/abcnews.al/