Këngëtarja e njohur, Mariah Carey ka treguar si rrallëherë traumat, që ka kaluar gjatë fëmijërisë. Ajo ka rrëfyer se si motra e saj më e madhe ka tentuar që ta shes atë, e më pas thotë se edhe e ka droguar, shkruan Daily Mail.
“Kur isha 12 vjeçare, motra ime më e madhe më ka droguar dhe më ka ofruar kokainë, dhe ka tentuar më të shiste si prostitutë”, është shprehur Mariah.
Ndër tjera për intervistën me Ophrah Winfrey, këngëtarja ka treguar se ajo nuk është rritur së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes.
Ndërkaq, Carey ka shtuar se: “Familjarët e mi gjithmonë kanë menduar se jeta ime ishte e lehtë, ndërsa kishin menduar të bëhen të pasur në krahun tim”. l.k/abcnews.al
https://www.youtube.com/watch?v=mYE6RqJovQc&feature=emb_title