Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sfida e ministrit Xhafaj, reagon Paloka: Duhet të largohesh

schedule21:19 - 25 Maj, 2018

schedule 21:19 - 25 Maj, 2018

Ndërsa PD, përmes nënkryetarit Edi Paloka, iu përgjigj drejtpërdrejtë sfidës së ministrit të Brendshëm, duke i renditur edhe njëherë atij arsyet pse duhet të largohet nga detyra.

Sipas PD, Fatmir Xhafaj duhet të largohet sepse i vëllai i tij sot duhet të ishte i arrestuar dhe nën hetim dhe jo në Itali. PD thotë në deklaratë se Fatmir Xhafaj duhet të ikë, sepse kuksianët që protestuan për mbijetesën e familjeve të tyre nga grabitja e qeverisë i quajti pesona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kurse vëllain e tij trafikant ndërkombëtar droge dhe pjesëtar të një organizate kriminale të trafikut të drogës e quajti një të ri që ka bërë gabim. Një tjetër aryse, sipas PD, pse Fatmir Xhafaj duhet të largohet nga detyra është se Shqipëria ka njerëz pa lidhje me krimin, të cilet mund t’i shërbejnë më mirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!