Borussia Dortmund ka vendosur të shtyejë shitjen e Jadon Sanchos për në fund të sezonit, por Manchester United nuk dorëzohet.
“Djajtë e Kuq” nuk po arrijnë t’i dhurojnë një sulmues të djathtë trajnerit Ole Gunnar Solskjaer. Federico Chiesa i Fiorentinës dhe Ousmane Dembele janë emrat që qarkullojnë, por ylli anglez mbetet i preferuari.
TMW raporton se United ka gati një ofertë prej 90 milion paundësh (rreth 98 milion euro) për 20-vjeçarin e talentuar të Dortmund.
Një shumë e vështirë për t’u refuzuar nga verdhezinjtë e Bundesligës, teksa Sancho vijon me performancat e tij fantastike me ekipin e Favre. /abcnews.al