Specialja vijon arrestimet në Kosovë, Haradinaj prangoset duke shkuar në televizion për intervistë

schedule16:45 - 25 Shtator, 2020

schedule 16:45 - 25 Shtator, 2020

Vijojnë arrestimet në Kosovë. Pas kryetarit është arrestuar edhe nënkryetari i Organizatës së Veteranëve, Nasim Haradianj nga zyrtarët e Speciales. Haradinaj është arrestuar teksa ishte duke shkuar në zyrat e televizionit T7 për intervistë. Para mediave, Nasim Haradinaj u shpreh se hetuesit e Speciales i kanë thënë se është i arrestuar.

Lexo edhe: Ja çfarë tha Haradinaj në intervistën e fundit në Abc News para arrestimit

Unë nuk e njoh këtë gjykatë, ne nuk e njohim këtë gjykatë dhe besojë se kjo ditë është e cila troket në të gjitha dyert e ne qytetarëve të Kosovës dhe kjo na bënë të mendojmë nëse kemi shtet, apo organe shtetërore, parlament edhe pse e dimë që kemi parlament edhe na bënë të mendojmë se kemi Kushtetutë. A ka të drejtë dikush të hyjë në dhomën e fjetjes pa trokit në fakt, në zyrë nuk hyhet pa trokit, EULEX-i sillet kështu se nuk na konsideron njerëz dhe të denjë” tha ai.

Sot u arrestua edhe kreu i Organizatës së Veteranëve të luftës së UCK-së, Hysni Gucati nga EULEX’i. Arrestimi i Gucatit dhe nisja për në Hagë u bë një ditë pasi që Prokuroria e Posaçme arrestoi ish pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sali Mustafa. Organizata në tre raste gjatë këtij muaji tha se ka marrë nga persona të panjohur mijëra dosje të Gjykatës së Posaçme, që dëshmojnë për bashkëpunim të saj me autoritetet e Beogradit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, që trajton pretendimet për krime lufte në Kosovë, tha të martën se është e angazhuar që të hetojë dhe të ndjekë ata që publikojnë identitetin e individëve që mund të thirren para Gjykatës së Posaçme. Dhe reagimi ka qenë i menjëhershëm duke sjellë arrestimet. db/Abcnews.al