E mbajti të fshehtë shtatzaninë, Billie Lourd bëhet nënë për herë të parë

schedule11:59 - 25 Shtator, 2020

schedule 11:59 - 25 Shtator, 2020

Billie Lourd dhe i fejuari i saj, Austen Rydell mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku. 28-vjeçarja ndau në rrjete sociale një imazh të vogëlushit, krahas së cilës shkroi: Ju prezantoj me Kingston Fisher Lourd Rydell”.

Lajmi se ka sjellë në jetë një fëmijë ishte një befasi për adhuruesit e saj, pasi e ka mbajtur të fshehtë faktin se ishte shtatzënë.  Tre muaj më parë, çifti i famshëm konfirmoi fejesën e tyre.

Lourd dhe Rydell janë bashkë që prej vitit 2016, dhe pavarësisht ndarjeve dhe ribashkimeve ata u kthyen sërish në krahët e njëri-tjetrit. xh.d/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

???Introducing: ???Kingston Fisher Lourd Rydell???

A post shared by Billie Lourd (@praisethelourd) on