ABC News publikon një video nga momenti i ekzekutimit të Lefter Zhidrus në Elbasan. Banorët e zonës të ndodhur disa blloqe pallatesh larg banesës së të moshuarit kanë fiksuar momentin kur dëgjohet shkëmbimi i zjarrit mes 71-vjeçarit dhe forcave RENEA.
Por ajo që bie në sy është fakti se banorët e zonës me sa duket kanë pasur dijeni se i moshuari e kishte kthyer shtëpinë në “minë me sahat”. Në video dëgjohet njëri prej tyre i cili thotë se ai mbante arsenal armësh në shtëpi.
“E këputën atë. Arsenal armësh mban brenda ai mër burrë”, thonë banorët që dëgjohen në video.
Lefter Zhidru u vra pas pesë orësh rezistencë në banesën e tij pasi në momentin e hapjes së derës nga forcat speciale, qëlloi me breshëri armësh në drejtim të tyre. /mv.abcnews.al