Abc News disponon foton e 71-vjeçarit të ekzekutuar nga RENEA pasditen e sotme në Elbasan, por për arsye etike nuk e boton. Lefter Zhidro mori një plumb në ballë nga goditja me snajper.
Në një nga fotot, duket trupi i Zhidros i shtrirë pranë arsenalit të armëve që ndodheshin në shtëpinë e tij. Trupi ndodhet pranë dritares, çka lë të kuptohet se është qëlluar nga jashtë me snajper.
Në momentin që RENEA shpartalloi derën me forcë, Zhidro duket se vrapoi drejt dhomës dhe në momentin që ka dalë pranë dritares, snajperisti ka pasur fushëpamje të plotë duke e ekzekutuar.
Ai kishte përgatitur disa kallëpe me tritol për t’i hedhur kundër policisë dhe një bombol gazi. Në momentin e ndërhyrjes së policisë, i moshuari qëlloi me breshëri, por kundërpërgjigja e forcave RENEA rezultoi fatale për të.
Zhidru qëndroi i bllokuar për 5 orë në banesë, ndërsa një grup negociatorësh mes të cilëve edhe vajza e tij 13-vjeçare tentuan ta bindin që të dorëzohet, por pa sukses./abcnews.al