Kjo që shikoni në foto është shtëpia ku për 5 orë me radhë u ngujua i moshuari Lefter Zhidru i cili më pas u ekzekutua gjatë shkëmbimit të zjarrit nga forcat RENEA.
Zhidru jetonte në banesë me bashkëshorten dhe vazjën 14-vjeçare. Ngjarja e ditës së sotme nisi pasi i moshuari kishte dhunuar të shoqen. Pas ndërhyrjes së uniformave blu ai qëlloi me armë zjarri në drejtim të tyre.
Nga të shtënat që më pas vazhduan në ajër u plagosën dy kalimtarë të zonës. Negociatat vazhduan për pesë orë, por i moshuari nuk pranoi të dorëzohej./mv. abcnews.al