Mesfushori i Juventusit, Aaron Ramsey, vuajti sdzonin e shkuar nën urdhrat e Sarrit, por tashmë duket i rilindur me Pirlon në pankinë. Futbollisti uellsian, në një intervistë të fundit, u shpreh: “Ne kemi një trajner të ri, një staf të ri, ide të reja dhe ne lojtarët jemi shumë të lumtur me këtë.
Mendoj se ndryshimi është se ka shumë kënaqësi, seancat stërvitore janë të vështira, por ato japin kënaqësi të madhe dhe për këtë arsye filluam me këmbën e mbarë. Tani do të duhet të vazhdojmë të ndërtojmë ekipin.
Juventusi ka qenë gjithmonë plot me lojtarë të shkëlqyer dhe kjo skuadër ka shumë. Të gjithë kanë një rol dhe një shans për të luajtur dhe unë jam i sigurt që të gjithë do ta ndihmojnë ekipin për të arritur qëllimet.
Jam shumë i lumtur me mundësinë. Ideja është të jemi në gjendje të luajmë së bashku me ata që kanë shumë cilësi në sulm dhe mendoj se është e mundur të luajmë të gjithë së bashku në disa ndeshje”, u shpreh Ramsey./abcnews.al