ZYRTARE/ “E morëm sa na tha Petr Cech”, Chelsea blindon portën

schedule10:58 - 24 Shtator, 2020

schedule 10:58 - 24 Shtator, 2020

Edouard Mendy është zyrtarisht pjesë e Chelsea. 25 milion euro të paguara te Renne dhe londinezët marrin një portier që të konkurrojë me Kepa Arrizabalaga dhe Willy Caballero për një vend në formacion. Mendy shkon te Chelsea me rekomandimin e Petr Cech, një emër i madh për londinezët.

Senegalezi ka nënshkruar për pesë vite me Chelsea, ndërkohë që ka thënë edhe fjalët e para pas hedhjes së firmës në kontratës. “Jam shumë i lumtur që i bashkohem Chelsea. Është një ëndërr për mua të jem pjesë e kësaj skuadre dhe të punoj me Frank Lampard dhe gjithë stafin e tij të trajnerëve. Tani pres të takoj shokët e skuadrës dhe të nis stërvitjen”.

Marina Granovskaia, drejtuesja e Chelsea, për këtë transferim u shpreh kështu: “Sapo Petr Cech de stafi ynë teknik e identifikoi Edouard si portierin më të përshtatshëm për të kompletuar grupin tonë, ishte vetëm një lojtar që ne donim ta sillnim këtu. Ai vjen te ne pas një sezoni të suksesshëm me Renne, është ambicioz për të arritur më shumë dhe e mirëpresim në klubin tonë”. /abcnews.al