Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, arrestohet në Morinë 35-vjeçari nga Kosova

schedule09:58 - 24 Shtator, 2020

schedule 09:58 - 24 Shtator, 2020

Një shqiptar nga Kosova është vënë në pranga ditën e sotme në pikën kufitare të Morinës. Njoftohet se në pranga është vënë N. B., 35 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, 35 vjeçari rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Dortmundit, Gjermani, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!