Mozzik ka qenë padyshim kryefjala e kësaj vere. Pas suksesi me “Paranoja-Pishman” në bashkëpunim me Kidën dhe me “Madonnën”, reperi publikoi dhe albumin e shumëpritur që gjithashtu u prit mjaft mirë nga publiku.
Megjithatë, Mozzik ka lënë të kuptohet se surpriza më të mëdha ka rezervuar për fansat e tij, por duke mos dhënë detaje të mëtejshme. Në një postim në Instastory, reperi: “Kurrgjo nuk ka qenë albumi, çfarë po vjen”.
Shumë këngë të albumit u bënë pjesë e klasifikimit Billboard Albania duke kryesuar në për shumë javë, duke e bërë atë artistin më të suksesshëm të kësaj vere.
Megjithatë, kënga e tij “Madonna” sa e suksesshme ka qenë dhe e kritikuar për shkak të përmbajtjes së tekstit, për të cilën pati reagime të shumta nga artistët. xh.d/abcnews.al