Bruno Lulaj ka nënshkruar me Kukësin kontratën e re, sikurse edhe raportonte më parë abcnews.al. Lojtari polivalent ka firmosur për dy vite dhe më pas klubi verilindor ka dalë edhe me njoftim.
“Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin Bruno Lulaj për rinovimin e kontratës edhe për dy sezone të tjera!
Mbrojtësit 25-vjeçar i përfundoi kontrata këtë verë dhe pas një diskutimi me drejtuesit e klubit, u vendos për rinovimin e saj edhe për 2 sezone të tjera.
Lulaj u afrua te Kukësi verën e shkuar ku zhvilloi 31 ndeshje në Kategorinë Superiore, nga të cilat 15 prej tyre si titullar. Në Kupën e Shqipërisë, Lulaj gjeti dy herë rrugën e rrjetës! Suksese Bruno”, shkruhet në njoftimin verilindorëve. /abcnews.al