Skënder Gega ka marrë një lajm të mirë, pasi një prej mbrojtësve ka nënshkruar kontratën e re. Abcnews.al mëson se Bruno Lulaj është bindur nga propozimi i Kukësit dhe do të qëndrojë te verilindorët për dy vitet e ardhshme.
Mbrojtësi iu bashkua Kukësit verën e shkuar, pasi i kishte mbaruar kontrata me Skënderbeun. Në të shkuarën ai kishte spikatur me Laçin, ku hapësirat i kishte pasur të shumta.
Te Kukësi vjet Lulaj u aktivizua në 31 ndeshje në kampionat, gjysmën si titullar. 25-vjeçari mund të luajë në qendër të mbrojtjes, në të djathtë dhe si mesfushor qendre. /abcnews.al