Kjo këngë e Encës është më e nënvlerësuara, këngëtarja e pranon hapur

schedule08:17 - 23 Shtator, 2020

schedule 08:17 - 23 Shtator, 2020

Këngëtarja seksi, Enca është bërë nostalgjike dhe ka hapur arkivat, ku ka ndarë me ndjekësit disa nga fotot dhe videoklipet e saj.

Mes tyre, ajo ka veçuar ‘Balad’ dhe ka treguar se e do shumë këtë këngë.

“E dua kaq shumë këtë këngë dhe ndjej sikur kjo është kënga ime më e nënvlerësuar”, ka shkruar këngëtarja në Instastory.

Në postimet e fundit Enca ka treguar se ka shumë këngë, të cilat është duke i përgatitur për t’i ndarë me të gjithë fansat e saj.

Ajo ka shtuar se e rënëdësishme është që gjatë momenteve më të vështira njerëzit të mendojnë pozitivisht pasi jeta ka shumë të papritura. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!