Dashi
Kohët e fundit keni qenë i përfshirë nga një problem ligjor ose keni qenë nën presion për punë. Në dashuri, Venusi do të ketë ndikim të mirë dhe mund t’ju dhurojë një moment emocionues.
Demi
Yjet do të kenë ndikim të favorshëm dhe mund të përjetoni emocione të veçanta. Një lajm i mirë mund të vijë të enjten ose të premten.
Binjakët
Do të jeni pak nervoz gjatë kësaj dite, ndaj bëni kujdes, pasi rrezikoni të reagoni ndaj ngjarjeve shumë impulsivisht. Në dashuri, mund të jeni përballur me kohë të vështira.
Gaforrja
Mund të keni disa bllokime pasi kohëve të fundit ju është dashur të mbyllni një marrëveshje dhe do të përballeni me angazhime të reja, të papritura. Që nga fillimi i vitit 2020 jeni përballur me një seri pengesash rraskapitëse.
Luani
Nëse shoqëroheni me një peshore, diçka e veçantë mund të lindë. Duhet të përqendroheni më shumë në jetën e dashurisë, sepse në sferën profesionale dhe ekonomike, paraqiten sërish probleme.
Virgjëresha
Do të keni një debulesë fizike gjatë kësaj dite. Hëna do të ketë ndikim të kundërt, duke ju bërë pak nervoz. Kujdes duhet të tregoni veçanërisht nëse jeni në trysni, pasi rrezikoni që ta shfryni mbi dikë që nuk e meriton.
Peshorja
Tani e tutje është e rëndësishme që të gjeni pika të reja reference. Nëse në dashuri do keni mundësi të shkëlqyera, në punë mund të hasni në vështirësi.
Akrepi
Kjo e mërkurë mund t’iu gjejë me arsyetim të dobët. Edhe nëse pëlqeni që të ngacmoni të tjerët, bëni kujdes, pasi mund t’iu kthehen kundër.
Shigjetari
Mundohuni që gjatë kësaj dite të afroheni me një person, për të zgjeruar rrjetin tuaj të kontakteve dhe për të pasur marrëdhënie me publikun.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite duhet të filloni të planifikoni për muajt e ardhshëm. Po dilni nga një periudhë shumë e komplikuar dhe tani e tutje do të keni yjet në favorin tuaj.
Ujori
E mërkura do të jetë mjaft intriguese, veçanërisht në dashuri. Pas një fillimi mjaft të tensionuar të javës, tani e tutje gjërat do të fillojnë të kthehen në drejtimin e duhur.
Peshqit
Mundohuni që të mos bini viktimë e natyrës tuaj të paqëndrueshme. Mundohuni të planifikoni angazhimet tuaja të përditshme, të krijoni një udhërrëfyes për të ndjekur, hap pas hapi.