Sapo i shiti kokainën klientit, shqiptari “mbërthehet” nga policia italiane

schedule21:42 - 22 Shtator, 2020

schedule 21:42 - 22 Shtator, 2020

Një shqiptar është arrestuar në Torino ditën e sotme me akuzën e shpërndarjes së kokainës në doza të vogla. I arrestuari është 40-vjeç.

Ai ishte vendosur në monitorimin e policisë prej disa ditësh pas dyshimeve, që u vërtetuan nga ndjekja.

Ditën e sotme sapo i shiti dozën një klienti ai u prangos. Nga kontrolli në banesë shqiptarit iu gjetën 135 gram kokainë, material për paketimin e drogës dhe 3300 euro. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!