Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka zhvilloi një vizitë zyrtare dyditore në Izrael, e para vizitë e një ministri Mbrojtjeje të Shqipërisë në këtë vend.
Në takimin me homologun izraelit, ministrja Xhaçka i konsideroi si të një rëndësie të veçantë, marrëdhëniet politike mes Shqipërisë dhe Izraelit. Ministri Liberman vlerësoi rolin e Shqipërisë, për garantimin e sigurisë dhe paqes në Ballkanin Perëndimor dhe u shpreh se dy vendet ndajnë të njëjtat vlera, si aleatë strategjikë për sigurinë në rajon.
Ministrja e Mbrojtjes u takua edhe me zyrtarë të Drejtorisë Ndërkombëtare të Bashkëpunimit të Mbrojtjes. Në Jerusalem, ministrja Xhaçka zhvilloi takime në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, si dhe bëri homazhe e vendosi kurorë me lule në Yad Vashem, Memoriali në nderim të viktimave të Holokaustit. /abcnews.al