Pas 7 muajsh mungesë, ky është koncerti i parë realizuar në sallë të mbyllur, pikërisht në pavionin e ikonave në Muzeun Historik Kombëtar.
Rikthimi në skenë, për sopranon Ulpiana Alija ishte një emocion i veçantë.
“Uroj që të jetë një nismë e mirë sigurisht duke qenë të kujdesshëm. E para sepse po nxjerr jashtë një kategori dhe një brez të tërë. E dyta sepse besoj që arti një nga ato ushqimet e shpirtit që nuk ka asgjë që ta zëvendësojë”, u shpreh ajo.
Festivali i Muzikës së vjetër “Vox Baroque” prej 8 vitesh kurohet nga drejtori artistik, Jusuf Beshiri.
Sopranoja Ulpiana Alija solli për publikun dy pjesë premierë, mjaft e veçantë ishte pjesa e shkruar nga Leonardo da Vinci, i cili njihet për gjenialitetin në pikturë.
Pjesë e cila i flet dashurisë u interpretua premiere nga Ulpiana Alija.
“Shumë pak dinë që ai shkruante dhe kishte njohuri muzikore. Më ka bërë përshtypje një nga përkufizimet e tij, i cili e shikonte muzikën mjaft funksionale ndaj gjithçkaje që nuk mund ta shprehi në asnjë lloj materie të prekshme”, u shpreh ajo.
Ave Maria e Gomez u përzgjodh në përshtatje me pavionin e ikonave religjioze,- thekson sopranoja.
“Ajo sallë nuk ishte shfrytëzuar për rrethana të tilla dhe qëndrpi vërtet shumë bukur zhvilimi i koncertit me muzikë baroke”, tha ajo.
Këngëtarja lirike pranon se pandemia , beri që ajo të humbiste dy projekte të rëndësishme në skenat evropiane.
Në koncertin më publik të limituar, ishin të pranishëm artistë si dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti, por nga ana tjetër teatrot vazhdojnë të jenë pezull i një vendimi institucional për rifillimin e jetës kulturore në salla të mbyllura./abcnews.al/


