Ligji më i ri imiratuar nga senati amerikan pavarësisht kundërshtimit të demokratëve, u lejon të sëmurëve terminal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të përdorin mjekime të cilat janë ende në fazë eksperimentale.
Të sëmurët terminalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kenë të drejtë të përdorin mjekime eksperimentale, efikasiteti i të cilave nuk është verifikuar ende dhe pa pritur autorizimin e administratës për ushqimin dhe ilaçet. Ligji që lejon këtë, i mbështetur nga vetë presidenti Tramp dhe pjesa më e madhe e republikanëve, u miratua nga dhoma e deputetëve dhe ka marrë dritën jeshile dhe nga senati.
Kundër këtij ligji janë rreshtuar demokratët amerikanë të cilët e konsiderojnë ligjin e ri si një mjet që jep shpresa të kota.
Drejtori i administratës për ushqimin dhe ilaçet, Skot Gotlieb u shpreh se pjesa më e madhe e pacientëve që marrin mjekime të patestuara më parë, në të vërtetë përdor mjekime të kota. Presidenti amerikan Tramp në muajin janar deklaroi se të sëmurët terminalë nuk duhet të jenë të detyruar që të shkojnë jashtë vendit në kërkim të mjekimit pasi ata duhet të kenë mundësi ta bëjnë në shtëpinë e tyre. /abcnews.al