Një lajm i bukur vjen për të gjithë fansat e telenovelave turke. Zërat më të fundit në mediat vendase po aludojnë për një produkt të ri që do të vijë në treg nga kompania Ay Yapim.
Thuhet se kjo e fundit, do të bëjë bashkë në një kast aktorësh të njohur, dy prej të cilëve cilësohen si të preferuarit nga shqiptarët. Bëhet fjalë për Çagatay Ulusoy dhe Tuba Buyukustun.
Ndonëse ky informacion ka kohë që po qarkullon në mediat turke,ende nuk ka një konfirmim zyrtar.
Gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijim. l.k/abcnews.al