Ndërsa ka vizituar landfillin e ri në Berat, kryeministri Edi Rama u shpreh se tashmë do të marrë fund gangrena e tmerrshme e plehrave që prej dekadash helmojnë njerëzit, tokën, ujërat.
Rama u njoh me punimet që po realizohen në këtë landfill, ndërsa shtoi se tashmë po transformohet rrënjësisht
“Jemi në kushtet e një transformimi rrënjësor, pasi 6-7 vite më parë situata e mbetjeve ishte jashtë kontrollit në të gjithë territorin.
Falë PPP-ve, Sharra është kthyer dhe do të marrë formën e një parku. Durrësi, gangrena e Porto-Romanos po mbyllet dhe së shpejti do të kemi zgjidhje përfundimtare për pikën e punimit. Fierin e kemi përfundimisht të zgjidhur, Elbasanin e kemi të zgjidhur.
Vlora është në proces investimi, Korça me të gjithë bashkitë është problem i zgjidhur. Me Beratin mbyllet një situatë skandaloze, ku ndotja ishte e përhapur. Besoj që po mbyllet një plagë prej dekadash që kërkon kohën dhe durimin e saj. Kjo ne nuk na mungon”.;i.k/abcnews.al/