Një sukses i jashtëzakonshëm për karate dhe për ngjyrat kuqezi e bardhë e blu të Tiranës! Neevis Hasani shpallet medalist i bronztë në Kampionatin Botëror të Karatesë në Poloni, duke u renditur mes tre më të mirëve në kategorinë e tij.
Në kategorinë junior, deri në 55 kilogramë, ai përballoi rivalë nga vende me traditë të madhe në sportin e karatesë. Me katër fitore dhe një humbje, Neevis dëshmoi talent, forcë dhe vendosmëri në arenën ndërkombëtare.
Ai triumfoi ndaj përfaqësuesve të Zvicrës, Afrikës së Jugut dhe Egjiptit, ndërsa u ndal nga Azerbajxhani. Fitorja ndaj Portugalisë i dha medaljen e bronztë dhe vulosi një arritje të madhe për karrierën e tij sportive.
Në studio, kampioni dhe trajneri Bekim Basha dhe karateisti Neevis Hasani rrëfejnë emocionet, sfidat dhe rrugëtimin drejt podiumit botëror. Sa shumë punë, sakrifica dhe disiplinë fshihen pas këtij suksesi? Një medalje që nderon sportistin, trajnerin dhe gjithë ata që besojnë te talenti i të rinjve!/abcnews.al


