EMRI/ Sekuestrohen 203 kg lëndë narkotike, arrestohet një 59-vjeçar, shpallen në kërkim dy të tjerë

schedule11:27 - 21 Shtator, 2020

schedule 11:27 - 21 Shtator, 2020

Në kudër të operacionit të gjerë të zhvilluar nga Renea, policia dhe FNSH është arrestuar një 59-vjeçar, i cili u kap  me 203 kilogramë canabis sativa.

Ai është identifikuar si Flamur Zalla banues në Fushë Krujë.

Policia thotë se 59-vjeçari e kishte mbjellë drogën në fshatin Zallë, të Fushë Krujës.

Sipas policisë sasia e lëndës narkotike është gjetur pas kontrolleve të ambienteve, banesave dhe territorit.

Ndërkohë në kërkim janë shpallur edhe dy djemtë e të arrestuarit.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Zallë, Fushë Krujë, gjatë kontrollit të ambienteve, banesave dhe territorit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 203 kilogramë lëndë narkotike cananabis sativa.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi F. Z., 59 vjeç, banues në Zallë, Fushë Krujë dhe janë shpallur në kërkim shtetasit E. Z., 32 vjeç, dhe F. Z., 29 vjeç, banues në Zallë, Fushë Krujë, (djemtë e shtetasit F. Z).

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!